Ora News - Cutillio: Italia avokate e Shqipërisë, rekomandimi optimist për Shqipërinë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nuk ka pas skepticizëm dhe as dyshime se Italia mbështest rekomandimin për çeljen e negociatava të Shqipërisë.

Dhe kjo është konfirmuar nga ambasadori në Tiranë, Alberto Cutillo i cili nga Gjirokastra jo vetëm konfirmoi votën pro, por tha se vendi që ai përfaqëson do të jetë Avokati i Shqipërisë tek Partnerët Europianë.

Alberto Cutillo: ?Unë jam optimist nga natyra. Rekomandimi që favorizon Shqipërinë është shumë optimist, është një moment historik i rëndësishëm. Italia ka mbështetur e mbështet integrimin Evropian të Shqipërisë dhe shpresoj që vendet anëtare ta presin propozimin e komisionit dhe sa të jëtë e mundur Italia do bëjë avokatin e Shqipërisë në këtë vendim të rëndësishëm?.

Cutillo nuk e njeh konceptin e peshkut të madh apo të vogël, kur flitet për krim dhe korrupsion, ai thotë se gjithë duhet të përballin me drejtësinë.

Alberto Cutillo: ?Të gjithë shqiptarët shpresojnë që qetësia shqiptare të funksionojë. Ata që kryejnë krime të mëdha të gjykohen dhe kur janë fajtorë të dënohen. Peshq të vegjël apo të mëdhenj, ata që e thyejnë ligjin duhet të përballen me drejtësinë?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cutillio-peshq-te-medhenja-po-te-vegjel-duhet-te-japin-llogari-para-ligjit
Recommended