Komisioneri Varhely, optimist per rrugetimin e Shqiperise - News, Lajme - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioneri i BE për zgjerimin, Oliver Varhelji shprehet optimist se integrimi në union i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të realizohet shumë shpejt edhe pse vëren se rruga e Shqipërisë në këtë drejtim, ka qenë e ndërlikuar. ?Nuk ishte e lehtë të fillonim negociatat e pranimit me Shqipërinë, por ne e bëmë atë. Shtetet kandidate po përpiqen për anëtarësim të plotë në BE, kjo është pikërisht ajo që po ofrojmë edhe ne. Për ata që kërkojnë më pak se kaq, unë u përgjigjem: Atëherë mos prisni që rajoni të përputhet me kushtet tona. Dhe mos prisni që rajoni të jetë një fqinj i sigurt dhe i qëndrueshëm për ne.? Në një intervistë për ?Frankfurter Alemajne?, Komisioneri Varhelji vlerëson përpjekjet e mëdha që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë për të qenë në gjendje të fillojnë bisedimet për anëtarësim.?Procesi i anëtarësimit bazohet në kushte të rrepta, por të drejta. Mbështetja jonë i ndihmon kandidatët të përmbushin kushtet, përfshirë kriteret demokratike. Në të njëjtën kohë, ne i ndihmojmë ata me zhvillimin ekonomik dhe konvergjencën. Për shembull, ne duam të lidhim të gjitha kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor me njëri-tjetrin me autostrada dhe linja hekurudhore. Këto janë projekte objektive që ne do t'i financojmë brenda mandatit të komisionit aktual.?Sipas Varheljit, ndikimi i Kinës, Rusisë dhe Turqisë nuk është një kërcënim në rajon për aq kohë sa vendet e kanë të qartë rrugën e integrimit drejt BE dhe shprehin vullnet pozitiv në realizimin e reformave.
Recommended