Komisioneri për Zgjerim: Shqipëria meriton çeljen e negociatave - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Rama priti në një takim Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Varhelyi.Temë kryesore e diskutimit ishte procesi i integrimit europian të Shqipërisë por edhe ndihmat e komunitetit europian për termetin e 26 nëntorit.Kreu i qeverisë tha se ka informuar komisionerin mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe paketën e re anti-KCK.Mirënjohje komisionerit që u angazhua personalisht gjatë kohës së termetit. Folëm me te edhe për konferencen e doinatoireve që do të mbahet me 17 shkurt.I thash komisionerit që Shqipëria do të bëjë të njëjtat hapa dhe reforma që do ti bënim sikur ti kishim hapur negociatat.Diskutuam më komisionerin për procesin e integrimit europian të Shqipërisë. E informova atë në lidhje me ecurine e reformes në drejtësi dhe paketën ?anti-KÇK?.Zyrtari i lartë i Brukselit tha se Shqipëria është gati te cele negociatat e se ka pasur takime pune edhe me vendet skeptike të tetorit të kaluar mbi atë që meritojnë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.Varhelyi iu bëri thirrje të gjitha forcave politike që të angazhohen në cuarjen përpara të reformave integruese.Ne e konsiderojmë Shqipërinë një vend që është gati të çele negociatat me BE-në.Për këtë arsye ne po punojmë që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ti celen negociatat që në samitin e Zagrebit. Për këtë gjë kam zhvilluar takime edhe me vendet skeptike të samitit të fundit të BE në tetor.Për ne zgjerimi dhe mbi të gjitha Ballkani Perendimor janë prioritet. Ne duam të rrisim influencen në rajon.Do të ketë një metodologji të re në lidhje me vendet që duan të anëtaresohen në Bashkimin Europian. Ky proces është e nevojshme të jetë më i besueshëm.Në samitin e Zagrebit do të flitet edhe për një platforma ekonomike.Duhet që të gjitha forcat politike në Shqipëri të punojnë fort që të çelen negociatat që të binden edhe ato pak vende skeptike.Te merkuren Komisioneri per Zgjerim ishte ne Shkup, nga ku riperseriti qendrimin pro hapjes se negociatave ne samitin e radhes ne Zagreb per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut.
Recommended