Ora News - Ambasadori i Rumanisë për hapjen e negociatave: Jemi miq por duam rezultate

  • 5 years ago
#oranews #negociatat

Rumania mbështet Shqipërinë në proceset integruese, por çelja e negociatave do të varet nga ecuria e plotësimit të reformave kusht të vendosura nga BE. Mesazhin e përcolli nga Fieri, Ambasadori i Rumanisë, vendi i të cilit mban Presidencën e radhës së Unionit këtë 6 mujor.

Ambasadori i Rumanisë në Tiranë, vendi i të cilit ka Presidencën 6 mujore të Bashkimit Europian rikonfirmon mbështetjen për aspiratën integruese të vendit tonë, por çelja e negociatava do të varet nga ecuria e reformave.

Nga Fieri, diplomati theksoi reformën në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit!

Mircea Perpelea: Rumania këto gjashtë muaj ka Presidencën e radhës së Këshillit të Bashkimit Europian dhe duhet të menaxhojë edhe situatën në Ballkanin Perëndimor. Në rastin e Shqipërisë Rumania do vazhdojë të mbajë të njëjtin pozicion si mike e Shqipërisë.

Sigurisht që jemi mbështetës të zhvillimeve pozitive që ka pasur deri tani Shqipëria por edhe e dëshirës së madhe të Shqipërisë që natyrshëm të jetë pjesë e BE.

Sigurisht që Shqipëria mund të mbështetet tek ndihma e Rumanisë, por në të njëjtën kohë duhet të vazhdojë para me reformat që i ka lënë BE, këtu bëhet fjalë për drejtësinë, kulturën, anti-korrupsionin.

I pyeturi për debatin politik në Shqipëri, Ambasadori rumun zgjodhi të qëndrojë neutral, pas sipas tij demokracia flet vetë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ambasadori-i-rumanise-mbeshtesim-integrimin-e-shqiperise

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended