Report TV - Deputetja socialiste në 'Pa Protokoll': Venecia e tha qartë 'Meta tejkaloi kompetencat'

  • 5 years ago
TIRANË- Deputetja socialiste Senida Mesi tha në studion e emisionit 'Pa Protokoll' nga Anduela Ndreu, se lidhur me Reformën Zgjedhore tashmë prioritet është përmbushja e rekomandimeve të BE. Ajo tha se mazhoranca do të ngulmojë tek dakordësia dhe gjithëpërfshirja gjë e cila, sipas saj do të krijojë mundësinë për rishikimin e sistemit.

Ndërsa për ligjin e dekriminalizimit, ajo solli edhe njëherë në vëmendje propozimin e kreut të qeverisë Edi Rama pas rastit të Valdrin Pjetrit, se kush gënjen duhet të shkojë pas hekurave.Deputetja Socialiste Senida Mesi tha në studion e emisionit 'Pa Protokoll' nga Anduela Ndreu, u shpreh se raporti i publikuar nga Komisioni i Venecias thotë qartë se presidenti Ilir Meta ka tejkaluar kompetencat. Mesi tha se verdikti final do të jepet nga Kuvendi i Shqipërisë.

"Komisioni i Venecias thotë qartë se Presidenti ka tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese. Komisioni ka përcaktuar tejkalim të kompetencave. Kanë përcaktuar se vendimin për zhdekretimin është tërësishta jashtë kompetencave.

Verdikti final do jetë nga ana e Kuvendit për të pritur më pas ngritjen e Kushtetueses nëse vendimi i Kuvendit i përmbahet apo jo kushtetutës", u shpreh Senida Mesi.

Recommended