Komisioni i Venecias: Të definohet qartë përdorimi i shqipes
  • 4 years ago
Implikimet e mëdha financiare, koha e shkurtër për zbatim dhe mungesa e kuadrit të nevojshëm të gjuhëtarëve janë kritikat kryesore të Komisionit të Venecias për Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Në raportin zyrtar të publikuar një ditë më parë Komisioni kritikon sjelljen e ligjit pa debat, pa konsensus dhe me procedurë të shkurtuar. Kategorizimin në ligj të gjuhës shqipe si ?gjuhë të cilën e flasin të paktën 20% e qytetarëve? komisioni e konsideron si definicion abstrakt që shkakton paqartësi në zbatim. Duhet të bëhet e qartë për të gjithë se cilat dispozita të ligjit aplikohen vetëm për shqipen dhe cilat po ashtu aplikohen për gjuhët e komuniteteve të tjera.
Recommended