E mbështet mazhoranca Arta Markun? Ja si përgjigjet deputetja socialiste

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Deputetja e PS, Vasilika Hysi e ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora thotë se kritikët që kritikojnë zonjë Marku duhet të shikojnë ligjin e ri të funksionimit të Prokurorisë. Hysi thotë se me ligjin e ri, Prokurori i Përgjithshëm nuk ka më kompetenca për hetimin e çështjeve.

Hysi thotë se qeveria mbështet edhe kandidatura të tjera, të forcave të ndryshme politike, por në rastin e kryeprokurores Arta Marku opozita zgjodhi që të mos marrë pjesë ne votim.

Pyetje: Në garën për kryeprokuror është edhe zonja Marku që e ka mbajtur detyrën me mbështetjen e PS

Vasilika Hysi: Kush e tha me mbështetjen e PS?

Po të marrim votimin e parlamentit janë 69 deputetë socialistë që kanë votuar zonjën Marku.

Vasilika Hysi: Ju keni shumë të drejtë kur thoni votimin, por cfarë të bëjmë në momentin kur opozita nuk do të marrë pjesë dhe heq dorë nga përgjegjësitë që ka në parlament. Kur është miratuar ai ligj është miratuar me konsensusin e shumicës dhe pakicës dhe është thënë që për një periudhë tranzitore ne nuk do zgjedhim një prokuror të përgjithshëm pa kaluar procesin e vettingut etj. Pra do caktohet një prokuror që është më i vjetri për të ushtruar përkohësisht detyrat e prokurorit të përgjithshëm. Është rasti i fundit që ne kemi patur një situatë të tillë, sepse me ligjin e ri Prokurori i përgjithshëm ka zv/prokurorin e Përgjithshëm. Çka do të thotë që në mungesë të prokurorit të përgjithshëm do të ketë një zv.prokuror të përgjithshëm që do të ushtrojë kompetencat e prokurorit. Por për aq kohë që me ligjin që u shfuqizua prokurori i përgjithshëm nuk kishte zëvendës Kuvendi nuk mund të linte një vakancë, të linte një institucion pa pasur një person që të ushtronte kompetencat e prokurorit të përfgjithshëm
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/e-mbeshtet-mazhoranca-arta-markun-ja-si-pergjigjet-deputetja-socialiste

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended