Publikohen pamjet e vrasjes se dy policeve ne komisariat

  • 5 years ago
Ngjarja ndodhi më 4 tetor, ndërsa policia publikoi së fundmi pamjet e kamerave të sigurisë. Këto xhirime tregojnë momentet, kur një 29-vjeçar vret me pistoletë 2 policë dhe plagos një tjetër brenda komisariatit në Trieste.

Autori është Alehandro Meran, me origjinë nga Republika Domenikane, i cili u përpoq të arratisej pas krimit. Por u arrestua pasi u plagos nga të tjerë efektivë jo shumë larg komisariatit.

29-vjeçari ishte shoqëruar për vjedhjen e një motoçiklete. Por pasi e çuan në komisariat, ai i rrëmbeu armën një polici. Pamjet tregojnë se ai fillimisht hyn në një dhomë bosh, në kërkim të një dalje dytësore. Më pas i drejtohet hollit, ku përballet me të shtënat e policëve, të cilëve u kundërpërgjigjet me armën e rrëmbyer, duke vrarë Matteo Demenegon dhe Pierluixhi Rottën.

Motivet e ngjarjes janë të paqara, por sipas familjarëve, ai vuante nga probleme psiqike. Por hetuesit dyshojnë se ky mund të jetë një justifikim i familjarëve.

Tv Klan

Recommended