Report TV -Veliaj shpërblen zjarrfikësit dhe sulmon PD-në: Idiotët si vigani-shkurtabiqi
  • 5 years ago
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar se do të jepet shpërblim për zjarrfikësit, të cilët kanë qëndruar në gatishmëri në tre ditët e tërmetit dhe shirave të dendur që pasuan. Veliaj tha se punonjësit e zjarrfikëses kanë qëndruar 72 orë pa gjumë për të qenë në gatishmëri ndaj çdo emergjence.

?Përsa i përket trajtimit të punonjësve të Emergjencave Civile, kur ju them kam parë njerëz 72 orë pa gjumë, duke procesuar sa takat mund të kishim deri në pikën e fundit të energjisë. Këta janë realisht heronj. Nuk i kem përditë nëpër postera, por kur vjen dita e fatkeqësisë, pa ata njerëz nuk do ia bëjmë dot. Kështu që dua ta përshëndes vendimin e kryeministrit dhe qeverisë për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë për punonjësit e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, sigurimin e jetës të punonjësve të sigurimit dhe shpëtimit, dhe ndihmën e menjëhershme financiare. Shpërblim për zjarrfikësit. Këta janë heronj, ata që kanë ngelur pa gjumë 72 orë. Jo këta idiotët, vigani-shkurtabiqi, që ikin nga tavolina?, nënvizoi Veliaj .
Recommended