Report Tv- 2 zjarre në Fier dhe Mallakastër, zjarrfikësit shuajnë flakët

  • 6 years ago
Fier-Stina e verës ka sjellë dhe zjarret e para, të cilat në ndryshim nga vitet e shkuara nuk kanë prekur terrenin e vendit, por banesa të ndryshme. Çdo ditë regjistrohen raste sporadike të banesave të cilat për shkak të pakujdesisë, sistemit elektrik apo edhe rrjedhjeve të gazit janë përfshirë nga flakët. 2 banesa janë përfshirë sot nga flakët e zjarrit në Fier dhe Mallakastër, por fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar në njerëz, teksa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Zjarri i parë ka rënë rreth pasdites në Mallakastër në apartamentin e Gjergj Selmanajt në katin e 4 të një pallati, teksa zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe për 20 minuta kanë vënë flakët nën kontroll.

Report Tv sjell video eksluzive të momenteve kur punonjësit e zjarrfikëses ndodhen brenda duke u përpjekur të shuajnë flakët. Në foto duket komandanti i stacionit të zjarrfikëses Mallakstër, Jonuz Murataj pak momente pasi zjarri është vënë nën kontroll.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërkohë që s?mund të lemë pa përmendur punën e vështirë me të cilën përballen përditë punonjësit e shërbimit zjarrfikës. Pamjet flasin vetë.

Zjarri i dytë u regjistrua në një banesë në lagjen ?Kryengritja? të Fierit. Shkak për këtë është bërë një shkëndijë elektrike në banesën e marrë nga qira nga shtetasi Enver Emini.

Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve duke evituar rrezikun që flakët të përhapeshin në banesa të tjera. Nga zjarri janë dëmtuar sende elektroshtëpiake

Recommended