Report TV - Akuza e PD: Rama dhe Veliaj mbajnë të fshehtë kompanitë e interesuara për TK
  • 5 years ago
TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj se mbajnë të fshehtë emrat e kompanive që kanë shfaqur interesin ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, edhe pse gara është mbyllur në datën 19 shtator.

Nga selia blu, ish-deputetja Albana Vokshi shprehet se një gjë e tillë bëhet sepse Rama dhe Veliaj e kishin përcaktuar që më herët, pa u hapur gara se kush do fitonte tenderin. Ajo hedh akuza të drejtpërdrejta për arkitektin danez Bjarke Ingels dhe kompaninë "Fusha Shpk".
Recommended