Report TV - Stomatologia që mashtroi biznesmenet duke fituar miliona euro, dënohet me 6.8 vite burg

  • 5 years ago
Gjykatat e Apelit në Durrës ka dënuar me 6 vjetë e 8 muaj burg, Stomatologen, Olesia Duka e cila akuzohej nga prokuroria e Durrësit për veprën penale të ?Mashtrimit më shuma të mëdha?. Më parë Duka u dënua në mars të këtij viti me 10 vite heqje lirie por pas apelimit asj iu ulën 3 vjet e 4 muaj burg, ndërsa prokuroria ndaj saj kërkonte 15 vite burg.

Trupa gjykuese e apelit përbëhej nga gjyqtarët Izet Dusha,Anita Mici dhe Arben Vrioni. Vendimi do të shkojë edhe në gjykatën e Lartë ku Duka shpreson ta ulë sërish masën e dënimit

Ajo u denoncua për mashtrim ndaj biznesmenëve me shuma të mëdha parash. Olesia Duka që ndodhet në burg prej 28 shkurtit 2018 rezulton të ketë mashtruar 14 persona, duke arritur t?u marrë atyre një shumë financiare që përllogaritet nga prokuroria në totalin e 3.033.532 eurove.

Hetimet kanë zbardhur se Olesia Duka prezantohej si administrator e subjektit ?Shëndeti? shpk dhe biznesmene shumë e suksesshme dhe me lidhje politike, me profesion mjeke që kishte në pronësi disa klinika dentare me anë të të cilave, fitonte shumë para dhe i duhej valutë në euro me qëllim blerje materialesh. Olesia Duka, kishte aktivizuar një rrjet të tërë informimi me anë të medias dhe rrjeteve sociale, reklamave në automjete, si dhe me anë të reklamave të vendosura nëpër Tiranë.

Personat e mashtruar nga dentistja:

1.   Gerta Lumi

2.   Enver Xhengo

3.   Etleva Lasku

4.   Idlir Hoxha

5.   Ilir Doci

6.   Miranda Hitaj

7.   Adem Selamaj

8.   Drita Kristo

9.   Viktor Hoxha

10.  Lando Vito

11.  Rezart Shtino

12.  Edlira Shtino

13.  Fjorza Mullai

14.  Besnik Daci

Recommended