Ora News - Kryemadhi: Sot ra qeveria e Surrelit që mashtroi shqiptarët

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndryshimet në qeveri i cilësoi si tallje me shqiptarët. Ai tha se sot u pa qartë se Rama nuk ka nevojë për ministra por qeveris direkt me oligarkët dhe me krimin.

Basha: Ndryshimet në qeverisje tregojnë gjendjen e rënduar psiqike të Edi Ramës: i degraduar nga veset, i paralizuar nga paaftësia totale, i mbushur me urrejtje për njerëzit dhe i krimbur nga paratë që ka vënë, ai po sillet siç sillen njerëzit e degraduar kur i vjen fundi, po bën aktet e një të marri. Asgjë nga këto nuk e fsheh dot një të vërtetë të thjeshtë që çdo shqiptar e ka kuptuar: Peshku është qelbur nga koka.

Sipas Lulzim Bashës, ministrat e rinj janë një përzierje njerëzish të paaftë, anonimë dhe disa thellësisht të korruptuar.

Basha: Ajo që i ka ofruar shqiptarëve është një përzierje njerëzish të paaftë, anonimë dhe disa, madje, thellësisht të korruptuar. Por roli i këtyre njerëzve nuk është gjë tjetër veçse të shërbejnë si fasada e qeverisjes së Edi Ramës me oligarkët dhe me krimin, me përfaqësuesit e krimit të organizuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-sot-ra-qeveria-e-surrelit-qe-mashtroi-shqiptaret

Recommended