Hani i Elezit, qyteza qe ka fituar betejen me Covid | Lajme-News

  • 4 years ago
Hani i Elezit ishte ndër komunat e fundit në Kosovë që pati rastin e parë pozitiv me COVID 19.

Nga ky rast rezultuan pozitiv edhe 6 persona të tjerë, ndërsa në Korrik kanë qenë vetëm 4 raste me Covid-19.

Megjithatë kjo komunë e cila ka tri mandate që udhëhiqet nga një kandidat i pavarur Rufki Suma ja ka dalë që të menaxhojë mirë me pandeminë.

?Me vetëm katër inspektorë, qytetarët të cilët kanë rezultuar pozitiv gjithmonë janë inspektuar madje edhe u është dorëzuar vendimi i IKSHPsë për vetizolim?.

Edhe masat e reja të miratuar së fundmi nga qeveria e Kosovës, policia dhe inspektorati po kujdesen që të respektohen në përpikmëri.

?Që nga fillimi i pandemisë në mes të marsit deri në qershor edhe kur filloi hapja në Han të Elezit janë vënë vetëm 18 gjoba për mosrespektim të masave?.

Ndërsa ndonëse ende nuk janë dorëzuar gjobat pas masave të reja komunarët thonë se numri i tyre është nën 10.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended