Mjeket ne funksion te koncesionarit te Check Up

  • 5 years ago
Ministria e Shëndetësisë pranon se është në dijeni të kontratës që detyron mjekët të punojnë për llogari të koncesionit privat të Check Up dhe po ashtu pohon se mjekët që nuk realizojnë numrin e detyruar të analizave të përgjithshme, do të penalizohen.
Sindikata e mjekeve e konsideron të paligjshme kontratën që detyron mjekët të punojnë për koncesionin e Check Up-it, por Zëvendësministrja e Shëndetesiseë, Mira Rakacolli pohon se mjekët e kanë për detyrë t?i bindin pacientët për rëndësinë e kontrollit bazë.
Por ç?ndodh nëse një pacient nuk dëshiron të beje Check Up? Ministria nuk ka përgjigje për këtë, përderisa nuk ekziston asnjë kontratë apo ligj që ta detyrojë pacientin të bejë kontrollin periodik. Në këtë mënyrë mjekët nuk kanë asnjë mekanizëm ligjor që t?i detyrojnë pacientët të bejnë Check Up-in, madje ligji i dënon nëse nuk u japin shërbimin qytetarëve edhe nëse ata nuk e kanë bërë kontrollin bazë. Sipas sindikatës së mjekëve këtu qëndron edhe paligjshmëria e kësaj kontrate, e cila i detyron mjeket të bëjnë të paktën 3 Check Up-e në ditë. Sindikata e mjekeve u ka bërë thirrje bluzave të bardha ta refuzojnë këtë kontratë dhe ka denoncuar publikisht faktin se atyre u behet presion që ta firmosin.
Tv Klan

Recommended