RTV Ora - Rama: Reformat, punë në funksion të një Shqipërie më të mirë

  • 5 years ago
#rtvora

Kryeministri Edi Rama u takua me veteranë në kuadër të 5 majit, ndërsa foli për çështjen e Integrimit Europian.

Kreu i qeverisë tha se reformat nuk ndërmerren për Europën, por për qytetarët shqiptarë, ndërsa u zotua se do të bëjë gjithçka për integrimin.

Ai drejtoi gishtin nga opozita kur tha se ka forca të brendshme politike në Shqipëri, që përpiqen të pengojnë hapjen e negociatave.

Rama: Një forcë e brendshme është përpjekur dhe përpiqet çdo ditë që të pengojë çeljen e negociatave, duke e kthyer këtë aspiratë kombëtare dhe këtë objektiv kombëtar në një argument të politikës së ditës.

Kryeministri u ndal edhe në reformat që sipas tij qeveria ka ndërmarrë vitet e fundit, ndërsa tha se sot do të kishim një realitet ndryshe nëse qeveritë e mëparshme nuk do të kishin vënë para interesin e tyre.

Rama: Janë përpjekje, reforma dhe punë në funksion të një Shqipërie më të mirë. Në funksion të një Shqipërie të drejtë. Në funksion të një Shqipërie ku të gjithë kanë vendin e tyre dhe ku secili merr atë që i takon sipas meritës.

Para veteranëve kryeministri u përfshi në debatin për luftën, ndërsa tha se ka një vijë ndarëse mes historisë së luftës dhe asaj që erdhi më pas me instalimin e komunizmit.

Rama: Do doja që asnjëherë të mos ngatërronim atë që buron nga gjaku i pastër i dëshmorëve të luftës Antifashiste me atë që buron nga gjakderdhja e gjakut të pafajshëm të pasluftës për shkak të një regjimi diktatorial.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-reformat-pune-ne-funksion-te-nje-shqiperie-me-te-mire

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended