Nena e “Top Sheqerit”: Nuk kisha qellim famen kur i hapa Instagram vajzes

  • 5 years ago
Ajo është një vajzë e vogël dhe shumë e dashur në Instagram, ku nëpërmjetë fotove dhe videove të realizuara nga nëna e saj të gjithë e njohin si ?Top Sheqeri?. Armonela Sulejmani dhe vajza e saj, Anita e vogël realizojnë shpesh Fotoshooting dhe një nga tematikat e fundit ishte ?Piknik në kodrat e liqenit?. E ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan, Armonela tregoi se kur ka hapur fillimisht profil për vajzën me emrin ?Top Sheqeri? ishte në mëdyshje nëse po bënte gjënë e duhur. Ajo shton më tej se nuk ka qenë fama qëllimi i profilit, por që vajza e saj të kishte sa më shumë kujtime.
?Kur i hapa Instagramin Nitës, isha në mëdyshje nëse po bëja gjënë e duhur apo jo. Por komentet e shumta që vijnë në postën e Nitës nuk më lënë të mendoj shumë për këtë pjesë negative të ekspozimit të tepërt. Nuk kam pasur asnjë shqetësim deri tani dhe shpresoj të mos kem. Shpesh mendoj se është thjeshtë një fëmijë dhe kush mund t?i bëjë keq një fëmije. Nuk kam pasur qëllim fame kur i kam hapur. Instagramin, e kam bërë thjeshtë për qejf dhe për t?i krijuar kujtime. Shpesh përpiqemi që Fotoshooting t?i bëjmë në formë loje?, tha Armonela./tvklan.al

Recommended