Ora News - Nëna e vajzës së vrarë në Greqi hap dyert e mortit: Kam 12 vjet pa e parë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Ngjarja e rëndë e vrasjes së 28-vjeçares Anxhelina në Greqi nga babai i saj, në familjen e nënës që jeton në Berat është mësuar vetëm nëpërmjet mediave.

Menjëherë pas lajmit të kobshëm, nëna e vajzës Xhezmije Hoxhallari ka hapur dyert e mortit në banesën e saj të rrënuar në lagjen "Donika Kaatrioti" ku ajo jeton me bashkëshortin dhe vajzën e tij 18-vjeçe, Klean, të cilën e ka gjetur 1-vjeçe dhe e ka rritur vetë, duke mos e ndarë asnjëherë nga vajza e saj, Anxhelina.

Xhezmija tregon mes lotëve se ka 12-vjet që nuk e shikon vajzën me sy, pasi në moshën 16-vjeçare vajza u largua në Greqi për të jetuar me të atin, Aleko Petron.

Largimi i saj në Greqi sipas nënës Xhezmije, ishte bërë për një jetë më të mirë për vajzën, me pëlqimin e të dy prindërve.

Por Xhezmija tregon se prej 12-vjetësh ish-bashkëshorti i saj nuk e linte ta takonte dhe ajo fliste shumë rrallë me vajzën.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nena-e-vajzes-se-vrare-ne-greqi-hap-dyert-e-mortit-kam-12-vjet-pa-e-pare
Recommended