Historia tronditese e vajzes qe u perdhunua per 16 vjet nga babai
  • 6 years ago
Në këtë banesë pas shkollës Vasil Shanto në kryeqytet një vajze pretendon se përdhunohej në mënyrë sistematike prej 16 vitesh nga babai i saj.

Sipas policisë, gjithçka nisi në vitin 2002 kur prindërit e saj u divorcuan dhe ajo ishte vetëm 9 vjeç.

Pasi jetoi për një kohë të gjatë me këtë dramë, 25-vjeçarja vendosi që dy ditë më parë të denoncojë babain e saj dhe të largohet nga banesa, për t?u strehuar në një qendër murgeshash. Sipas rrëfimit të vajzës, nga kjo marrëdhënie  incesti ajo kishte mbetur shtatzënë kur ishte 19 vjeç, shtatzëni që e kishte ndërprerë me anë të abortit.

Pas denoncimit në polici babai 61-vjeçar, Qirjako Nakuçi u vu në pranga.

Tek familjarët e 25-vjeçares irritimi ka arritur kulmin. Nuk pranojnë as kamerat.

As fqinjët nuk pranojnë të flasin në kamera, por jashtë saj lënë të kuptohet se kishin qenë në dijeni të kësaj historie.

Pas arrestimit nga policia, 61-vjecari Qirjako Nakuçi ka treguar thuajse gjithçka pranë uniformave blu. Por në versionin e tij ai mohon akuzat për përdhunim dhe thotë se gjithçka ishte me dëshirë.
Recommended