Maturantët e '77 ritakohen pas 42 vitesh, përballen me shkollën veterinare të rrënuar
  • 5 years ago
#rtvora

Të ardhur nga e gjithë Shqipëria, maturantët e vitit 1977 të ish shkollës veterinare në Shkodër përjetuan trishtim, kur në ritakimin pas 42 vitesh e gjetën të rrënuar godinën ku morën dijet. Shkolla u mbyll disa vite më parë dhe nxënësit e fundit shkuan në qendrën profesionale në Bushat, por për ata që u bënë profesionistë aty, ky institucion ishte i nevojshëm.

Rikthimi pas 42 vitesh, do të duhej të ishte një ditë e veçantë për ta.

Por emocionet e forta të takimit me ish kolegët, u kthyen në trishtim, kur panë se shkolla që kanë marrë dijet, gjendet gjysmë e rrënuar e me dyer të kyçura.

Janë maturantët e vitit 1977 të shkollës së mesme veterinare në Shkodër.

Një institucion arsimor me emër për kohën, që mirëpriti nxënës nga e gjithë Shqipëria dhe i përgatiti si profesionistë.

Muret gjysmë të rrënuara, dritare e dyer të thyera e një shkollë që nuk ka hapur dyert këtë 16 shtator, janë plagë për sytë dhe zemrën e këtyre ish maturanteve.

Sulejman Cakoni: "Me keqardhje e përjetoj këtë situatë."

Vajdie Kura: "Na vjen keq për shkollën tonë ku kemi marrë formimet e para."

Për ish drejtorin e shkollës është e rëndë që ajo nuk është më funksionale.

Luigj Staka: "I ka shërbyer gjithë Shqipërisë, i ka shërbyer mirë."
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/maturantet-e-77-ritakohen-pas-42-vitesh-perballen-me-shkollen-veterinare-te-rrenuar

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended