Në shkollën "Talenti" të gjithë maturantët mbetës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te gjithë nxënësit e një shkolle mbeten ne provimin e maturës shtetërore. Duket e habitshme por është e vërtete! Rasti ekstrem ka ndodhur ne një shkolle private te Durrësit qe si për ironi mban emrin: "Talenti". Numri dy i Ministrisë se Arsimit tregon se te 284 maturantet e kësaj shkolle, disa te ditës dhe pjesa tjetër me korrespodence nuk kane arritur te kalojnë ne provimin e Matematikes. Te shokuar nga ky rezultat me 100 % mbetës, krerë te Ministrisë deklarojnë rishikimin e licencave te shkollave private dhe veçanërisht atyre me korrespodence. Drejtues te kësaj shkolle private me sistem dite dhe korrespodence te kontaktuar nga Vizion Plus nuk kane preferuar te komentojnë këto rezultate. Ky institucion arsimor me cikle studimi nga niveli parashkollor deri tek arsimi i larte, ka gjashte vite qe funksionon. Vendosja për here te pare e pragut te pikëve para provimit te maturës, nxori ne pah jo cilësinë e dobët te diplomave kryesisht ne shkollat private, por dhe nivelin e mësuesve.

Recommended