Ora News - Takimi pas 35 vitesh, maturantët e 1983 rikthehen tek artistikja “Prenkë Jakova”

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Jeta i ka shpërndarë nëpër botë, atje ku punojnë dhe jetojnë me familjet e tyre.

Por asnjë çast nuk i kanë shkëputur lidhjet, duke i mbajtur të gjalla kujtimet e bukura të rinisë.

35 vite pasi u shkëputën nga bankat e shkollës, maturantët e shkollës së mesme artistike ?Prenkë Jakova? në Shkodër u ritakuan aty ku u njohën.

Është një prej organizatoreve të këtij takimi dhe ashtu çapkëne si përherë, artisja Rita Ndoci mban stafetën edhe kur i duhet të bëjë zhurmë, por edhe kur rezervon surpriza për bashkëmoshatarët e saj.

Rita Ndoci, ish-maturante: Unë jam 55, por i mbaj mend emocionet e maturës. Miqtë kanë ardhur nga e tanë bota pasi jena të shpërndarë si stërkalat. Emocione të papame.

Të emocionuar janë të gjithë, pasi shumë prej tyre ndonëse nuk ishin nga Shkodra, u ndjenë të tillë prej mikëpritjes që gjeten në këtë qytet, të cilit i janë mirënjohës.

Petrit Sulçe: Falë kësaj shkolle jetojmë në Perëndim dhe kemi arritur këto rezultate.

Mësuesja e tyre kujdestare ka sot këto fjalë për ta, ndërsa nuk shmang emocionet dhe kënaqësinë e këtij takimi.

Hasije Bekteshi, mësuese kujdestare: Ka qenë një brez i mrekullueshëm.

Takimi më pas vijoi në një mjedis festiv, ku ish maturantet 1983-shit kaluan disa orë ndryshe me njëri tjetrin, mes bisedave, e kujtimeve, por edhe mallit që shumë prej tyre kanë për vendlindjen.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/takimi-pas-35-vitesh-maturantet-e-1983-rikthehen-tek-artistikja-prenke-jakova

Recommended