Do kryente vrasje në Tiranë, gjykata lë në burg shkodranin - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e Shkallës së Parë ka lënë në burg shkodranin, Satedin Erkoçeviq, i cili u arrestua dy ditë më parë me arrmë zjarri pa leje e që dyshohet se po përpiqej të vriste një person.28-vjeçari u arrestua në rrugën Bilal Xhaferri pas një denoncimi të bërë nga qytetarët se po sillej çuditshëm.Gjatë kontrollit që uniformat blu ushtruan gjetën në çantën e dorës së 28 vjeçarit një armë zjarri pistoletë me 14 fishekë.Po ashtu nga veprimet e mëtejshme rezultoi se 28 vjeçari shkodran ishte dënuar në mungesë nga Gjykata e Shkodrës me 20 vite burg pasi në 10 maj të vitit 2014 kishte vrarë me armë zjarri në një local nate shtetasin I.M., e kishte plagosur shtetasin J.M..28 vjeçari tha para Gjykatës se nuk kishte dijeni në lidhje me këtë dënim.
Recommended