Gjykata e Tiranës burg tre trafikantëve të drogës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
U prangosën vetëm pak metra larg gjykatës së Tiranës, mesditën e së premtes me 1 kg heroinë dhe 2 kg kanabis nga agjentët antidrogë, ndërsa këtë te hëne kane dale para togave te zeza. Gjykata la në burg 3 nga 5 të ndaluarit e operacionit ?BBM?.I pari qe doli para trupit gjykues ishte Nikolin Merko, ndaj të cilit u vendos masa e arrestit me burg. Ai nuk pranoi të fliste, duke u përfaqësuar nëpërmjet avokatit të tij.Policia ngriti dyshime se trafikantët e prangosur në zonën e ?Myslym Shyrit?, kishin riaktivizuar linjën e trafikut të heroinës nga Turqia.Merko, rezulton te ketë lidhje të forta në Turqi. Në vitin 2009 ishte kapur me 9 kilogramë heroinë dhe ishte dënuar me pesë vite burg.Grupi kriminal, sipas policisë, ka qenë mjaft agresiv, pasi edhe në momentin e ndërhyrjes për kapjen e tyre ata nuk iu bindën uniformave blu. Madje tentuan të largoheshin pasi përplasen edhe 3 automjete. Policia qëlloi në ajër 4 herë për neutralizimin e trafikantëve. Pas kontrollit u gjet edhe lënda narkotike e fshehur në makinën tip benz.Vendimet e Gjykatës së Tiranës:Nikolin Merko, arrest me burgAbdyl Musagaj, arrest me burgFatjon Bahiti, arrest me burg me afat 30 ditëTomorr Shqezi, detyrim paraqitjeErvin Myftiu, detyrim paraqitje

Recommended