Burg apo pafajësi? Gjykata vendos për Saimir Tahirin - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e Krimeve të Rënda është tërhequr për vendim për ish-ministrin Saimir Tahiri.Gjykata do ta japë vendimin në orën 16:00, ndërsa prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin, I cili në rast se do të dënohet do t?i kompesohet në 8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.Gjatë mbrojtjes, ish-ministri Tahiri dhe avokati i Jaeld Çelës kërkuan pafajësi. Avokati I Tahirit gjatë seancës tha se nuk ka prova dhe se çështja duhet të pushohet.Ish-ministri I Brendshëm, Saimir Tahiri ka bërë mbrojtjen e tij para trupit gjykues në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj tij.Teksa Gjykata do të japë vendimin final në orën 16:00, Tahiri ka theksuar gjatë mbrojtjes se është I pafajshëm dhe se nuk mban përgjegjësi se I shiti makinë një personi që më pas rezultoi si pjesë e një grupi kriminal.Tahiri edhe pse nuk përmendi emra, hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj disa politikanëve, nga ku tha se ata I kanë vëllezërit trafikantë e s?mbajnë përgjegjësi.?Unë po mbaj përgjegjësi për një makinë që I shita vëllait të disa trafikantëve. Ndërkohë këtu ka njerëz që nuk mbajnë përgjegjësi për vëllezërit e tyre.Tahiri është mbrojtur edhe ssa I takon akuzave mbi përgjimet mes grupit Habilaj ku përmëndet një takim I tyre atë që konsiderohet shefi I madh, apo Tahiri.Ish ministri i Brendshëm, nxorri para gjykatës një foto që tregonte se në këtrë ditë për të cilën bëhet kjo akuzë ai ka qenë në një mbledhje qeverie në zonën e Dajtit me kryeministrin Edi Rama.Tahiri akuzohet për tre vepra të rënda penale ?Korrupsion të zyrtarëve të lartë?, ?Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim? dhe ?Grup të strukturuar kriminal?, në kuadër të dosjes ?Habilaj?.Prokuroria ka kërkuar dënimin me 12 vite burg, dënim i cili nëse do të pranohet nga trupi gjykues do të zbresë në 8 vite, për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Recommended