RTV Ora - Konfliktet e vjetra shkak i vrasjes së 23-vjeçarit, të akuzuarit nuk pranojnë krimin

  • 5 years ago
#rtvora
Ditën e sotme (15 gusht) është dhënë masa e sigurisë arrest me burg për dy të dyshuarit kryesorë, si autorë të vrasjes së 23-vjeçarit Florian Selimi, nga fshati Sulaj i Fierit.

Mësohet se dy të rinjtë nuk e kanë pranuar akuzën që rëndon mbi ta për vrasjen e Florianit, mbrëmjen e 11 gushtit në fshatin Hamil, në vendin e quajtur "kthesa e Hamilit".

Policia njofton se të rinjtë janë futur në ambientet e gjykatës në msa të rrepta sigurie.

?K. M 20 vjeç dhe S. S 26 vjeç, te dyshuarit kryesore të vrasjes që tronditi Fierin mesnatën e së dielës, kanë hyrë sot ne Gjykatën e Fierit rreth orës 11.30 në masa të forta sigurie?, - informon policia.

Burimet kanë bërë të ditur se mes të rinjve ka pasur një përplasje së fundi, e nxitur edhe nga një incident i disa viteve më parë kur një i afërm i viktimës kishte pasur me vëllain e një prej të arrestuarve.

Bëhet e ditur se masa e sigurisë është dhënë nga gjyqtari Ergys Selmani, masë e cila është kërkuar edhe nga Prokurori i çështjes, Hysen Ajsllari.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/konfliktet-e-vjetra-shkak-i-vrasjnes-se-23-vjecarit-te-akuzuarit-nuk-pranojne-krimin

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended