Ora News - Në arrati pas vrasjes, policia ngre dron për kapjen e 47-vjeçarit që la jetimë 3 fëmijët

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Pasi vrau bashkëshorten duke lënë jetim 3 fëmijë, 47 vjeçari Fatmir Kolecaj është arratisur duke vënë në alarm policinë. Për gjetjen e tij forcat e rendit kanë ngritur edhe dronin, ndërsa kanë vendosur shpërblim për këdo që jep informacion. Kjo është ngjarja e radhës tragjike kur një grua vritet edhe pse kishte urdhër mbrojtje.

Dronët nga ajri dhe forcat speciale nga toka vijojnë të gjurmojnë Fatmir Kolecajn, 47 vjeçarin që mbrëmjen e së martës ekzekutoi ish- bashkëshorten dhe vëllain e saj në Kodër Rrëshen të Mirditës.

Esmeralda dhe Vladison Filopati, përkatësisht 36 dhe 34-vjeç, u vranë në derë të shtëpisë ku këtë të mërkurë janë hapur dyert e mortit.

Siç tregojnë familjarët jashtë kamerave, burri me origjinë nga Zejmeni i Lezhës u kishtë zënë pritë teksa po ktheheshin nga puna dhe i qëlloi menjëhërë sapo i pa.

47-vjeçari dhe Esmeralda Filopati ishte prindër të tre fëmijëve por ishin ndarë në vitin 2017, kur burri u dënua për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Prej asaj kohe, gruaja kishte ndërprerë kontaktet me ish-bashkëshortin, kishte marrë urdhër mbrojtje dhe të drejtën për fëmijët, çka dyshohet se është edhe shkaku i konfliktit.

Autori ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes, duke përfituar dhe nga errësira dhe terreni i pyllëzuar dhe është ende në arrati.

Përpos efektivëve në terren, policia pret edhe ndihmën e qytetarëve për ta vënë në pranga, ndaj ka vënë në dispozicion 5 milion leke për këdo që do të japë informacion të saktë.

Motër e vëlla u përcollën këtë të martë në banesën e fundit ndërsa krimi i dyfishtë solli reagime të forta.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ne-arrati-pas-vrasjes-se-gruas-policia-ngre-dron-kapjen-e-47-vjecarit-qe-la-jetim-3-femijet

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended