Report TV - Tiranë, shpërthen transformatori elektrik, ndërron jetë punonjësi i firmës së ndërtimit

  • 5 years ago
TIRANE - Një shpërthim i fuqishëm në një transformator elektrik në një objekt në rikonstruksion, i mori jetën një punëtori të firmës private të ndërtimit. Të plagosur mbetën edhe dy punonjës të tjerë të kompanisë së ndërtimit, të cilët janë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, në repartin e djegieve.

Shpërthimi ndodhi në një objekt në ndërtim në rrugën dytësore në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa të plagosur mbetën Gjersi Sula, Fari Çollaku dhe një punëtor tjetër me inicialet S.Ç, ku njëri prej tyre ndërroi jetë në spital. Ende nuk bëhet i ditur se cili nga punëtorët nga ndërruar jetë.

Policia thotë se transformatori shpërtheu si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa në një reagim më të detajuar për ngjarjen, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sqaroi se: Një kompani private, ishte duke kryer punime në autostradë, ku dy punëtorë të kësaj firme kanë shkurtuar distancën me linjën 110 kV të OST, çka ka shkaktuar masë.

Siç Shqiptarja.com mëson, duke qenë se i janë afruar shumë linjës, OSHEE ka ndërhyrë duke stakuar energjinë elektrike në nënstacionin e Kasharit, për të shmangur pasoja më tragjike nga shpërthimi i shkaktuar.

Ky defekt la pa energji bizneset përgjatë autostradës, zona e Kamzës, Vora dhe Mëzez.

"Grupi i punës së avarisë së OSHEE mori masa për furnizimin menjëherë të nstacionit me linjën rezervë dhe aktualisht kanë marrë energji të gjithë zonat e lartpërmendura. Aktualisht kemi stakuar për masë vetëm fiderin që furnizon me energji zonën pranë subjektit në rikonstruksion", - thotë OSHEE në një njoftim për ngjarjen.

Recommended