Nderron jete pacienti me Covid-19 ne RMV | Lajme - News

  • 4 years ago
Javën e ardhshme do të dihet deri në cilën shkallë do të kthehet puna e objekteve hotelierike në vend, por edhe e spitaleve për pacientët e rregullt, pasi dukshëm u ul numri i të infektuarve të rinj me Covid-19.

Atje ku ka mundësi do të kryhen shërbime shëndetësore elektronike, njoftoi ministri Venko Filipçe, duke shtuar se pas të gjitha vendimeve për relaksim të masave qëndrojnë epidemiologët, e jo politikanët.

?Komisioni për sëmundje ngjitëse në bazë të njohurive dhe analizave të tyre do të rekomandojë kur dhe nëse ka kushte për organizim të sigurtë të zgjedhjeve. Gjithashtu dëshiroj të theksoj se kurdo që të mbahen zgjedhjet ato duhet të zbatohen sipas protokollit të rreptë për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.?

Cilat do të jenë rekomandimet që në mënyrë të sigurtë të kalojnë muajt e verës, sipas Filipçe do të vendoset bashkë me shtetet tjera, për çka tashmë ka biseduar me kolegët e tij nga Shqipëria dhe Greqia.

Nesër Organizata Botërore e Shëndetësisë do të debatojë për gjendjen në Ballkan, ndërsa hapja e kufijve pasnesër do të jetë temë edhe në Bashkimin Evropian.

?Do të arrijmë shumë me këtë takim të përbashkët dhe koordinim. Sepse mund të miratojmë masa që do t?i respektojnë të gjithë qytetarët, nga të gjitha vendet përreth, në qoftë se udhëtojnë kudo qoftë. Mendoj se vetëm kjo mund të jetë tregim i suksesshëm.?

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ISHP-ja ka regjistruar 47 pacientë të shëruar. Sipas njoftimit, në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një pacient 65-vjeçar nga Shkupi i shtruar në spital më 27 Prill. Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 113 testime, kurse janë konfirmuar edhe 7 raste të reja me COVID-19. Katër raste të reja janë regjistruar në Tetovë dhe nga një në Shkup, Prilep dhe Kratovë.

Konform të dhënave, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID-19 është 1518, numri i pacientëve të shëruar 992, i viktimave 85, kurse për momentin ka 441 raste aktive.

Përmes Facebookut, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, më herët kishte njoftuar se Mëngjesin e sotëm në Klinikën infektive ka vdekur këngëtari, kompozitori dhe moderatori, Dragan Vuçiç.

Ai ishte hospitalizuar para tetë ditësh pasi gjendja e tij është përkeqësuar dhe prej atëherë është mjekuar në repartin për kujdes intensive.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended