Arrestohen dy përfaqësuesit e firmës së ndërtimit - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Policia arreston në flagrancë për veprën penale ?Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë?, përgjegjësin teknik dhe manovratorin e firmës së ndërtimit, që kryente punime në pallatin në të cilin u aksidentuan gjatë punës dy punëtorë, njëri prej të cilëve gjeti vdekjen.Në pranga përfunduan shtetasit F.P., 67 vjeç, banues në Korçë (me detyrë përgjegjës teknik i firmës së ndërtimit)si dhe A.Z., 41 vjeç (me detyrë manovrator).Ata dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale ?Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë?, pasi gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt, është dëmtuar një segment metalik i presës, i cili ka goditur në kokë duke i shkaktuar vdekjen shtetasit E.J., 36 vjeç, si dhe ka dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin P.F., 59 vjeç, të dy banues në Korçë.Ngjarja e rëndë ndodhi të premten paradite në 3 janar në lagjen nr.9, në një pallat në ndërtim.Nga ky aksident në punë gjeti vdekjen Elvis Josifi tjetri ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën.

Recommended