Report TV -Arkeologjia në Durrës, Alban Ramohitaj: Shqipëria, si atraksion turistik

  • 5 years ago
I vendosur në qendër të lagjes më të vjetër dhe i rrethuar nga shtëpitë e banorëve Amfiteatri Antik i Durrësit është monumenti më i rëndësishëm i këtij qyteti. Drejtori i drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, në Durrës, Alban Ramohitaj, teksa na rrëfen se ky amfiteatër u zbulua nga arkeologu i mirënjohur durrsak, Vangjel Toçi, në vitin 1966, shton se gjatë këtyre viteve janë kryer gërmime arkeologjike.

Zoti Ramohitaj, gjendemi në galeritë e Amfiteatrit të Durrësit, ku shohim edhe turistët që janë duke i vizituar këto hapësira. Si po arrini që t?i përballoni këto flukse turistë?

Amfiteatri i përket shekullit të II-të edhe është ndërtuar nga romakët. Përveç mureve që janë zbuluar në vitin 1966 nga arkeologu i njohur Vangjel Toçi, vijojnë edhe gërmime për pjesën tjetër të këtij Amfiteatri. Ka nisur shpronësimi i banesave që janë mbi amfiteatër edhe në të ardhmen njerëzit do të kenë mundësi të vizitohet i gjithë. Brenda në Amfiteatër është edhe një pjesë e rëndësishme e një kishe, e vetmja që ka një mozaik në mënyrë vertikale. Ne kemi në DRKK-n një staf që mbulojnë fluksin e vizitorëve me orare të ndryshuara, nga ora 9.00 e paradites deri në 21.00 të darkës. Por kemi arritur edhe një marrëveshje me Universitetin e Durrësit dhe për herë të parë studentët vijnë që të japin ndihmesën e tyre, për të shoqëruar të huajt apo njerëzit e tjerë, që vijnë të vizitojnë këto objekte. Ndërsa, Ministria e Turizmit rikthehet sërish me SmileAlbania, ku vullnetarët orientojnë turistët për pikat që mund të shikojnë në Durrës.

Recommended