Report TV - Fier, bunkerët, një dëshmi e komunizmit, kthehen në atraksion turistik

  • 5 years ago
Bunkerët një dëshmi e të kaluarës komuniste, sot i ndeshim pothuajse në çdo qytet dhe fshat të Shqipërisë. Të tillë ekzistojnë edhe në zonën e Pojanit dhe të Semanit në Fier. Teksa dikur ishin planifikuar si objekte për mbrojte në rast lufte, sot këta bunkerë janë një atraksion turistik, por edhe një mënyrë për të fituar të ardhura.

Të kthyer në vepra arti, bunkerët kanë ngjallur edhe interesin e turistëve të huaj. Ata shprehen se janë mahnitur, pasi diçka të tillë nuk e kanë hasur në asnjë vend tjetër.

"Bunkerët janë shumë të veçantë, duhet ta reklamoni veten dhe shqipërinë në gjithë europen se keni gjëra shumë interesante. Janë unikë. Një gjë të tillë nuk e kemi parë në asmjë vend tjetër, por kjo është mesaduket pjesë e histories se Shiperisë ." shprehen disa turistw tw huaj.

Bunkerët u ndërtuan gjatë qeverisjes komuniste të Enver Hoxhës nga vitet 1960 deri në vitet 1980 me idenë që shteti të mbrohet nga armiku, Në vitin 1983 ishin ndërtuar gjithsej 173.371 bunkerë betoni në të gjithë vendin.

Recommended