Wake Up/ Sot festohet dita e "fërgesës tironse". Kulinaria si atraksion turistik

  • 4 years ago
Pra, siç e thamë, pavarësisht se fërgesa është një gatim që konsumohet në gjithë Shqipërinë, ai është specialitet i Tiranës. Sot në Tiranë organizohet për të tretin vit radhazi, duke u kthyer tashmë në traditë, Dita e Fërgesës. Ne ishim në një lidhje direkte me gazetaren tonë Edlira Sulejmani (Tufina), e cila bashkë me të ftuarit e saj na njohë mbi aktivitetet që organizohet sot pasdite ora, 18.00 në Kalanë e Tiranës në këtë ditë. Siç shpjegoi dhe organizatorja Dhurata Thanasi, dita e këtij gatimi tradicional do të jetë një aheng i vërtetë tirons.
Fërgesa e Tiranës, ose siç thonë ?Tironcit?: ?Fërges Tirone?, nuk dihet në fakt se ku i ka rrënjët, por pranohet nga të gjithë se është një pjatë tradicionale, emblemë e kuzhinës autoktone shqiptare. Studiuesit e kanë pasur të vështirë t?i përcaktojnë me saktësi zanafillën si në kohë ashtu dhe në gjeografinë e territorit. Por është fakt që familje si Bakallët, Demnerët, Allajt, Petrelasit, Karajt, Tafajt etj, e kanë gatuar këtë pjatë në ?fteret dhe tavat e dheut të tyne? sipas të njëjtës mënyrë. Studiuesi i historisë së artit kulinar, Mondi Kikino shpjegon që fërgesa tiranase, kjo pjatë ndjellëse dhe gjithë shije, ka brenda saj përbërësit kryesorë të gatesave të kohës që e lindi si, t?lynin, ose vajin apo sallon (dhjamin e kafshëve), gjizën, mishin ose mëlçitë e zeza, miellin dhe specin e kuq djegës. Qepët dhe hudhrat, të cilat dhe ato janë pjesë përbërëse e recetës, sipas tiranasve, janë shtuar shumë më vonë, por që tashmë përbëjnë elementët kryesorë të saj. Shumëkush fërgesën e quan dhe tavë dheu, pasi përbërësit e saj pasi fërgohen, vendosen në një tavë dheu dhe futen në furrë ?derisa me i dal t?lyni cipër?. Gjithashtu fërgesa tradicionale nuk duhet ngatërruar me ?fergesën e verës? siç quhet dhe ndryshe fërgesa e gatuar me speca, domate, djathë të bardhë dhe vezë


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended