RTV Ora - Basha Ndryshim politik dhe ekonomik!

  • 5 years ago
#rtvora

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha se votimet e 30 qershorit vërtetuan se shqiptarët kërkojnë ndryshim të thellë ekonomik dhe politik në vend, pa Edi Ramën kryeministër. Në një deklaratë për mediat, Basha kërkoi dhe largimin e të gjithë politikanëve të korruptuar, ndërsa falenderoi shqiptarët që nuk morën pjesë në votime.

Pas raportit kritik të OSBE-ODIHR për votimet e 30 qershorit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, kërkon ndryshim të thellë politik dhe ekonomik në vend.

Në një deklaratë për mediat, Basha theksoi se ndryshimi i nevojshëm nuk mund të vijë me Edi Ramën kryeministër.

Basha: 85% e shqiptarëve treguan dje se duan ndryshimin. Jo ndryshimin e thjeshtë politik, ik ti e të vij unë, por ndryshimin e vërtetë që nis me ndryshimin e sistemit, garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, garantimin e votës dhe fuqizimin e saj. Tani, ndryshimi është prioriteti ynë politik.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-ndryshim-politik-dhe-ekonomik

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended