Report TV - Mziu: Zgjedhjet nuk do njihen nga ndërkombëtarët ato do bëhen më 13 tetor
  • 5 years ago
Xhelal Mziu beson se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të njohen nga ndërkombëtarët. Në një intervistë për gazetaren Xhensila Kodra tha se zgjedhjet sipas tij, do të ribëhen më 13 tetor, kur Meta e ka caktuar me një dekret të tretë si datë përzgjedhjet. Kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu thotë se nuk do të zaptojë zyrën kur Rakip Sili, kandidat i Partisë Socialiste në këto zgjedhje, të marrë mandatin. Por ai shprehu besimin se ndërkombëtarët nuk do t'i verifikojnë këto zgjedhje. Kryebashkiaku i zgjedhur nga PD, ndryshe nga sa Lulzim Basha është shprehur pas dekretit të Presidentit Meta se nuk do t'i nënshtrohet asnjë procesi zgjedhor me Edi Ramën kryeministër dhe pa ndëshkuar shitblerjen e votave, Mziu beson se PD do të jetë pjesë e zgjedhjeve të 13 tetorit.

"Megjithëse votimet u bënë fakt i kryer ne zgjodhëm të ishim të qetë dhe monitorues të kësaj farse elektorale. Nuk e shoh veten në asnjë moment larg bashkisë, jam i sigurt që ky është një proces farsë dhe faktori ndërkombëtar nuk do ta njohë këtë proces zgjedhor. Ngelemi shpresë-plotë që nuk do të njihen, por që do të bëhen me 13 tetor kur janë me dekret të presidentit", tha Mziu.

A do e lirojë zyrën për Rakip Sulin? Nuk besoj se do të certifikohen zgjedhjet - thotë Mziu - megjithatë - "nuk mund të luaj rolin e një zaptuesi, unë respektoj votat reale të qytetarëve "

Mziu thotë se është "i bindur që opozita do të jetë pjesë e procesit zgjedhor 13 tetor". Në përfundim, e mbyll me sigurinë se Edi Rama nuk do të jetë më kryeministër, por ndërkohë bën edhe një gafë kur thotë se ja ka kaluar edhe Koresë së Jugut. "Nuk besoj të jetë Rama kryeministër se sot ja ka kaluar edhe Koresë së jugut se Enver Hoxhës ja ka kaluar me radhë".
Recommended