Report TV - I dehur dhe me fjalor banal, shoqërohet militanti i PD së në Kamëz
  • 5 years ago
Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat e Kamzës, Astrit Cuckën i cili ka prishur qetësinë publike në KZAZ-në nr.27 të vendosur në gjimnazin Ibrahim Rrugova.

I shoqëruari është militant i Partisë Demokratike pasi ka bërë edhe thirrjet 'Rama ik'. I shoqëruari pretendonte se nuk po gjente emrin në listë dhe për këtë arsye nisi edhe rrëmujën. Sipas policisë ai ishte në gjendje të dehur, dhe gjatë momentit të shoqërimit përdorte një fjalor tepër banal.
Recommended