Report TV -Të dehur dhe me shpejtësi, arrestohen 37 shoferë, gjoba dhe pezullim patentash

  • 4 years ago
TIRANË-Policia Rrugore ka vijuar kontrollet e ndërsa ka ndëshkuar shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit. Në pranga kanë rënë 37 drejtues mjetesh, nga të cilët 17 në gjendje të dehur, 18 të pa pajisur me leje drejtimi, si dhe 2 drejtues mjetesh për ?Korrupsion aktiv ndaj personave që kryejnë funksione publike?.

Policia ka pezulluar 98 leje drejtimi, nga të cilat 26 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 59 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 13 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Recommended