Report TV - Militanti i PD: 'Marre' për Shkodrën që nuk mblidhen njerëzit me e rrëzu Edi Ramën

  • 5 years ago
Edhe shkodranët janë organizuar për të marrë pjesë në protestën e opozitës. Me automjete të siguruara nga PD ata janë nisur për të qenë në tubimin kundër qeverisë.

Një militant i PD-së, shprehet për mediat se Rama duhet rrëzuar nga pushteti dhe nuk mund të durohet më asnjë moment më shumë.

"Ne duam më atë njeri (Edi Ramën) mos me e pa me sy të ballit. Na e ka pru këtu (në majë të hundës)."

Ndërkohë i pyetur nëse e përkrah vendimin e PD-së për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ai shprehet: "Nuk bëhet fjalë me hy PD në zgjedhje me këta komunistë. Me na vjedh vota, me na vjedh të tana? As bëhet fjalë"

Recommended