Report TV - Zgjedhjet lokale/ Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu mbërrijnë në kryeministri

  • 5 years ago
Gazetari i Report tv Arsen Rusta raporton se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në kryeministri.

Ndërkohë që mësohet se ata mund të jenë duke zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama lidhur me masat që do të merren për të garantuar sigurinë dhe mbaravajtjen e procesit elektoral dhe zgjedhor për zgjedhjet e 30 qershorit.

Takimi i tyre vjen pas zhvillimeve të fundit politike, në një kohë kur presidenti Ilir Meta ka anuluar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërkohë që vetë socialistët shprehen të vendosur se data e zgjedhjeve nuk ndryshon.

Nga ana tjetër vendosi dje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kriijimin e një strategjie për parandalimin e zhvillimit të zgjedhjeve por edhe të fushatës elektorale.

Gazetarja e Report tv Esiona Konomi raporton se kryeministri Edi Rama do të vijë ditën e sotme fushatën elektorale në Lushnje dhe Divjake ku do të prezantojë edhe kandidatët për zgjedhjet lokale.

Ndërsa ditën e djeshme kryeminsistri Edi Rama zhvilloi dje takime në Bruksel me zyrtarë të lartë. Presidenti i KE-së Jean-Claude Juncker delaroi se zgjedhjet janë vendosur të bëhen më 30 qershor dhe qytetarët nuk duhet të pengohen për të ushtruar të drejtën e tyre.

Recommended