RTV Ora - Lleshaj e Veliu sërish në Shkodër: Vëmendje maksimale dhe siguri qytetarëve

  • 5 years ago
#rtvora
Në harkun kohor të 48 orëve, ministri i Brendshëm Sander Lleshaj dhe kreu i policisë së shtetit Ardi Veliu udhëtuan sërish drejt Shkodrës.

Ndryshe nga takimi i 1 prillit që u bë prezantimi i prefektit të ri, këtë herë në institucionin e prefekturës ata zhvilluan një analize pune plot 1 orë e 15 minuta me praninë e drejtuesve të policisë së Shkodrës, prefekturës, SHIK-ut dhe SHISH-it, ku në fokus mësohet se ka qenë sërish situata kriminale dhe zbardhja e ngjarjeve që ende mbeten pa autor.

Këtë herë takimi me dyer të mbyllura mësohet se ka qenë teknik dhe jo më kot është mbajtur në zyrën e prefektit me të gjithë këto titullarë, për shkak se duke qenë në prag të sezonit turistik, synohet rritja e sigurisë publike dhe besueshmërisë tek opinioni.

Në dalje për mediat prononcimi i Lleshajt ishte më shumë një rikonfirmim i frazës së thënë 2 ditë më parë.

Lleshaj: Jemi këtu për të mbajtur angazhimin tonë për ti dhënë vëmendje maksimale Shkodrës dhe sigurisë qytetarë të saj.

Edhe prefekti Valdrin Pjetri konfirmoi se fokusi i takimit ishte rritja e sigurisë publike dhe mbarëvajtja e punës mes institucioneve.

Pjetri: Takimi i sotëm në zyrën e prefektit është fokusuar në punën që qeveria shqiptare do të zhvillojë në qarkun e Shkodrës. Bëhet fjalë për një vëmendje të shtuar në qarkun tonë dhe detajet e tjera besoj se i shprehu qartë ministri Lleshaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lleshaj-e-veliu-serish-ne-shkoder-takime-me-drejtues-te-policise-dhe-prokurorise

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended