RTV Ora - Banorët në Bicaj e Nangë kërkojnë vendosjen e kufizuesve të shpejtësisë

  • 5 years ago
#rtvora

Mungesa e sinjalistikës dhe fushëpamja e kufizuar nga kthesat e forta janë kthyer në shkak për aksidente në rrugën Kukës-Bicaj. Banorët e fshatrave përgjatë rrugës kërkojnë ndërhyrjen me vendosjen e kufizuesve të shpejtësisë, pasi thonë se po i shtypin makinat në derë të shtëpisë. Rikondstruksioni i fundit i rrugës nuk përfshinte ndërtimin e barrierave anësore të rrugës.

Mungesa e sinjalistikës e ka kthyer në burim aksidentesh rrugën që lidh qytetin e Kukësit me fshatrat Nangë e Bicaj.

Rasti më i fundit ishte vetëm pak ditë më parë, ku një 15-vjeçar mbeti i plagosur dhe aktualisht ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë.

"Të vendosen pengesa, policia të lëvizë sa më shumë në këtë zonë".

Banorët thonë se rruga që kalon përmes dy fshatrave ka fushëpamje të kufizuar dhe kthesa të rrezikshme.

Ndaj ata kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për vendosjen të kufizuesve të shpejtësisë pranë shkollës e zonave të banuara.

"Këtu kalojnë fëmijët dhe nxënësit e shkollës, shkolla është 100 metër distancë".

Ky aks është rikonstruktuar vite më parë por projekti nuk përfshinte ndërtimin e trotuareve që do të lehtësonin qarkullimin e banorëve. Mungon edhe ndriçimi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aksidente-nga-sinjalistika-banoret-ne-bicaj-e-nange-kerkojne-vendosjen-e-kufizuesve-te-shpejtesise
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended