RTV Ora – Uji i ndotur në çezma! Banorët e dy fshatrave në Maliq: Na ka sëmurë të gjithëve

  • 5 years ago
#rtvora
Qindra familje në fshatrat Orman e Sheqeras në Bashkinë e Maliqit vuajnë prej gati 27 vitesh mungesën e ujit të pijshëm! Uji që mbërrin në çezmat e tyre është i ndotur në nivele ekstreme, ndaj ata detyrohen të udhëtojnë disa kilometra në ditë për tu furnizuar në fshatra të tjera.

Banorët e fshatrave Orman e Sheqeras në Bashkinë e Maliqit thonë se uji që rrjeth në çezmat e tyre nuk pihet.

"Përditë na dhemb stomaku", tha një banor i fshatit.

Filtri tregon nivelin e ndotjes. Me ngjyrë dhe mbetje që e bëjnë të pakonsumueshëm për qindra familje të dy fshatrave.

Ndaj banorët detyrohen të udhëtojnë disa kilometra për të siguruar ujin në burime apo fshatra të tjera.

"Është i papijshëm, nuk pihet"

Më të pamundurit, thonë se detyrohen ta filtrojnë dhe ta konsumojnë këtë ujë, por kjo shpesh herë u shkakton probleme shëndetësore për shkak ndotjes bakterologjike

"E filtrojmë ne napë dhe e pijmë. Kemi 27 vjet pa ujë"

Bashkia e Maliqit e kontaktuar nga RTV Ora, pranon situatën e rënduar me ujin në këto fshatra, por thotë se mungesa e fondeve e ka lënë atë një problem pa zgjidhje.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/uji-i-ndotur-ne-cezma-banoret-e-dy-fshatrave-ne-maliq-na-ka-semure-te-gjitheve
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended