Ora News - Të anulohet projekti, banorët e Astirit kërkojnë takim me Veliaj

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Banorët e Astirit vijuan protestën në ditën e 63 të rezistencës kundër projektit të Unazës së Re, i cili parashikon shembjen e 317 banesave dhe bizneseve të zonës. Protestuesit kërkuan takim me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj.

Banori: Ku është kjo vemja e bashkisë Erion Veliaj, ku ndodhet, nga ka ikur?

Banorët u shrehën se nuk do të tërhiqen nga protesta deri sa të anulohet projekti që sipas tyre është korruptiv.

Banori: Kërkojmë anulimin e projektit të Unazës së Re. Nuk kërkojmë legalizim më. Ky projekt është bërë i mirëmenduar, i mirëllogaritur. Lekët që kanë pasur për të vjedh nga ky projekt i kanë futur nëpër xhepa dhe tani u dhimbsen ti kthejnë mbrapsht.

Në mbështetje të banorëve ishte dhe deputeti demokrat, Klevis Balliu, i cili u bëri apel atyre që nga e hëna t'i bashkohen protestës së studentëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/te-anulohet-projekti-banoret-e-astirit-kerkojne-takim-me-veliaj

Recommended