Ju flet Moska: Pse qeveria errëson vdekjen e dy komandove në Latvia

  • 5 years ago
#rtvora #jufletmoska
Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju Flet Moska" ka folur për vdekjen e dy komandove shqiptarë në Latvia (Letoni). Sipas tij qeveria shqiptare nuk po hedh dritë mbi vrasjen e tyre.

Kastrito Myftaraj: Kanë kaluar 10 ditë nga një incident në Latvia dhe nuk është mbajtur ai premtim që u dha ditën e parë se do të kishte të dhëna për atë incidentin.

Ka të dhëna kundërthënëse midis të dhënave që jep qeveria shqiptare dhe të dhënave që japin autoritetet e Latvias. Duke njohur seriozitetin e dy palë vendeve jam i prirur të besoj autoritetet e Latvias.

Latvia apo Letonia një vend ish-sovjet sot i ka të ardhurat për frymë për banore 19 mijë dollarë, ne i kemi 5 mijë.

Diferenca është në ata që na qeverisin, prandaj e kam të vështirë ti besoj versionit të këtyre që na qeverisin mbi ngjarjen.

Ka dyshime të arsyeshme që versioni që jep qeveria shqiptare është i pabesueshëm. Kanë dërguar në Latvia apo në Letoni një skuadër me 23 inxhinierë për asgjësimin e municioneve të mbetura. Latvia ka një të shkuar komuniste ashtu si ne, i përkiste një vendi shumë të militarizuar. Latvia ka ende mbetje municionesh, jo vetëm nga rezervat ushtarake, por edhe nga betejat që janë bërë në atë zonë në dy luftrat botërore.

Finlanda, Latvia dhe Estonia kanë krijuar pajisje robotike për shpërthimin e municioneve dhe të tjerë lloje robotësh luftarakë. Nuk e kuptoj pse ne dërgojmë xhenierë për të rrezikuar veten e tyre në një vend që është vendi lider në Evropë për robotët për çminim të municioneve. Cila është arsyeja që e bëjmë ne këtë?

Ne çojmë në një vend që për nga pajisjet i përket shekullit të XXII, ne në shekullin e XXI çojmë njerëz me pajisje të shekullit të XX.

Kuptohet pse i çojmë. I çojmë sepse dikush në ministrinë e Mbrojtjes ka bërë tendera, ka vjedhur para për këto misione dhe pastaj me atë entuziazmin e madhe që shkojmë kudo ku na thërret NATO.

Këtu lind pyetja, kur qeveria jonë do të hedhë dritë mbi këtë ngjarje të errët? Pse qeveria errëson vdekjen e dy komandove në Latvia? Vdekja është një gjë e errët, por bëhet më e errët kur qeveria nuk hedh dritë mbi ngjarjen ashtu siç ka premtuar. Kjo i takon qeverisë, i takon ministrisë së Mbrojtjes. Po bëhet një hetim. Dikush mund të thotë që të vërtetën e thotë pala e Latvias. Por pala e Latvias nuk ka interes që edhe kur ta zbulojë të vërtetën, bërjen publike të saj tja lerë në dorë qeverisë shqiptare, sepse ekzistojnë këto marrëdhëniet me shtetet.

Nuk e kam fjalën të dalë e vërteta si ndodhi incidenti. E vërteta është çfarë bënin ushtarakët tanë në një vend lider të robotikës evropiane. Pra në këtë vend qenka e nevojshme të shkojnë xhenierë të spastrojnë mina me duar. Nuk e besoj këtë gjë, që më tepër që pala latviane thotë që nuk kanë qenë me mision luftarak siç thotë pala shqiptare. Por kanë qenë duke vendosur shënjestra në stërvitje. Pra nuk kanë pasur detyrë çminimi, por kanë pasur mision të vendosin shënjestra.

Pala shqiptare ka dhënë versione të pabesueshme dhe pritet një vers...

Recommended