"Ju flet Moska": Pse regjimi saudit nuk ka gabuar me vrasjen e Khashoggi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rrëmbimi dhe vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll ishte në fokus të analizës së emisionit të sotëm "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Rrëmbimi dhe vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite ne Stamboll ku ishte për të kërkuar disa dokumenta persopnale ka bërë bujë në gjithë botën dhe është diskutuar dhe në Shqipëri.

Të gjitha qeveritë perëndimore kanë mbajtur qëndrim duke e detyruar shtetin saudit të pranojë vrasjen.Tirana zyrtare nuk ka mbajtur një qëndrim të shpallur.Për këtë çështje do të shprehem dhe unë duke u përpjekur të kem një këndvështrim disi të ndryshëm.

Titulli i emisionit është provokues dhe krijon përshtypjen sikur unë bashkohem me regjimin saudit për vrasjen. Por nuk është kështu. Vrasja e Khashoggit është një krim shumë i rëndë, një krim shtetëror i kryer nga shteti, një krim prej njerëzish frikacakë dhe perfidë.

E rrëmbyen brenda selisë së tyre ku shkoi sipas rregullave ndërkombëtare. E vranë dhe u përpoqën ta fshehin ngjarjen, duke e copëtuar kufomën dhe duke e nxjerrë ashtu me copa jashtë territorit të shtetit ku ndodhi krimi.

Por pse nuk ka gabuar Arabia Saudite? Nuk ka gabuar sepse ka vepruar në zbatim të Kushtetutës së saj. Është Perëndimi ai që ka gabuar, SHBA, BE, vendet perëndimore, që e kanë njohur Arabinë Saudite si një shtet që zbaton standardet ndërkombëtare për lirinë dhe të drejtat e njeriut pak më mirë se diktatorët e Lindjes së Mesme që Perëndimi i ka ndëshkuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-pse-regjimi-saudit-nuk-ka-gabuar-me-vrasjen-e-khashoggi

Recommended