"Ju flet Moska": Pse besojmë më shumë gënjeshtrën se të vërtetën?!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kastrit Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" sot foli për atë që besojnë shqiptarët tek politika. Sipas tij shqiptarët më shumë besojnë të gënjeshtrën sesa të vërtetën.

Myftaraj mori dy shembuj, Berishën në kohën e firmave piramidale dhe Ramën që mori timonin i vetëm.

Ja analiza e Myftarajt

Kastriot Myftaraj: Kur pyes pse besojmë më shumë të gënjeshtrën se të vërtetën e kam fjalën për gënjeshtrën dhe të vërtetën në politikë. Pra pse shqiptarët besojnë më shumë gënjeshtrën se të vërtetën. Të gjitha tragjeditë në jetë, në ekonomi, shëndetësi, arsim zënë fill këtu. Popujt që besojnë më shumë gënjeshtrën se të vërtetën në politikë janë popuj që i shkojnë punët prapsht.

Popujt që kanë prirje të zbulojnë të vërtetën politike janë popuj që u shkojnë punët mirë.

Shqiptarër hyjnë në popujt që në politikë kërkojnë ta përshtasin realitetin me mendjen e tyre, jo të përpiqen të ndryshojnë realitetin. Kjo është ndarja e madhe e popujve.
Do marr dy shembuj që gënjështrave politike të cilat "nuk i ha as qeni" por që janë besuar masivisht.

Nga të gjitha marëzitë që tha Berisha kur ishte president në kohën e lulzimit të firmave piramidale, shqiptarët u ngeli në mendje njëra dhe u ndjenë të zemëruar me Presidentin e asaj kohe pikërisht për këtë, kur ai tha se paratë e shqiptarëve janë të pastra.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-pse-besojme-me-shume-genjeshtren-se-te-verteten

Recommended