Ç'ndodhi me Sahit Dollapin! Sulmi ndaj policisë, rrëzimi me këmbët e tij dhe përfundimi në spital

  • 5 years ago
Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi është liruar nga policia, pas shoqërimit dje tek Parlamenti gjatë zhvillimit të protestës së dhunshme të opozitës përreth 7 orë. Sait Dollapi është ende në Spitalin e Traumës, por pranë tij nuk ndodhet më asnjë efektiv policie, pasi është lënë i lirë.

Mbrëmë pas mesnate spitali ishte i rrethuar me forca policie, pasi Sahit Dollapi u shoqërua fillimisht tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, por më pas për shkak të lëndimeve që mori gjatë protestës, ai u transportua në spital.

Gjatë protestës së mbrëmshme, kryedemokrati Lulzim Basha thirri një mbledhje të jashtëzakonshme ku u mor vendimi për të shkuar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e Dollapit.

Ish-drejtuesi i OSSH dhe OSHEE, në kohën e qeverisjes së së PD, tashmë mban funksionin Sekretar Organizativ të Partisë Demokratike.

Pamjet filmike të Report Tv treguan Sahit Dollapin, në orët e para të protestës para godinës së Kryeministrisë. Në të njëjtën kohë që kryetari i tij u drejtohej militantëve nga podiumi para kryemnistrisë, Sahit Dollapi u filmua teksa sulmoi me sende të forta efektivët e policisë në kordonin e parë para godinës. Më tej Sekretari Organizativ i PD-së, u shfaq me maskën anti-gaz në fytyrë para Parlamentit ku sërish kushte shpërthyer dhuna nga militantët me bomba molotov dhe fishekzjarrë.

Recommended