Imzot Xhorxh Frendo apel politikës: Nuk duam “vetëvrasjen” e kombit - Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Imzot Xhorxh Frendo në një dalje për mediat, në vigjilje të pashkëve i uroi të gjithë qyetarëve Gëzuar Pashkët, në mesazhin e tijë Imzoti ju drejtua politikanëve duke u bërë apel që të shmangin ngërcin politik dhe të shmangin vetëvrasjen e kombit.?Po kremtojmë pashkët në një moment kritik dhe të tensionuar. Unë dua Shqipërinë dhe shqiptarët. U bëj apel që të gjithë politikanëve që kanë detyrë që të angazhohen në zgjedhje të drejta dhe të shqetësohen më shumë të shqiptarët. Sa më shumë të zgjasë, aq më të mëdha do të jenë pasoja. Nuk duam vetëvrasjen e kombit. Ato që merren me ndjenja hakmarrjeje, Krishti ju thotë ?falini?. Atyre që protestojnë me shumë, Jezusi tha ?ata që përdorin shpatën, nga shpata do të vdesin?. Ngjallja e Krishtit na jep shpresë dhe shpresa nuk na bën optimist, por realist dhe na jep kurajo për të zgjidhur probleme. Gëzuar Pashkët?.
Recommended