RTV Ora - Grup pune për të ndryshuar ligjin për shërbimin diplomatik
  • 5 years ago
#rtvora
Ministri i jashtëm në detyrë ka ngritur një grup pune për të ndryshuar ligjin për shërbimin diplomatik. Nisma ka nisur paralelisht me transferimin nga detyra të 28 punonjësve apo drejtuesve të ambasadave. Vendimet e menjëhershme kanë vënë në alarm ish ambasadorët, të cilët i kanë kërkuar respektimin e sistemit të karrierës.

Reagimit të Këshillit të Ambasadorëve, të cilët kanë ngritur alarm për ndryshimet e menjëhershme në ambasada nuk kanë shqetësuar ministrin e Jashtëm në detyrë.

Burimet kanë bërë të ditur se pas 28 emrave diplomatë të tjerë pritet t'i shtohen listës që do të largohen ose transferohen nga pozicioni i tyre. Edhe 4 ambasadorëve i ka përfunduar mandati dhe pritet që ministria t'i kërkojë Presidentit, dekretin për shkarkimin e tyre.

Për të pasur më shumë dorë të lirë në lëvizje, ministri i Jashtëm ka ngritur një grup pune me diplomatë karriere për të hartuar një ligj për shërbimin diplomatik. Në krye të tij është diplomati i karrierës Armand Skapi.

Gjithashtu pritet që numri i diplomatëve të rritet pasi në krahasim me vendet e rajnit Shqipëria ka numrin më të ulët të trupës diplomatike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/grup-pune-te-ndryshuar-ligjin-sherbimin-diplomatik

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended