RTV Ora - Riparohet rruga e Kalasë Lezhë, bashkia ndërhyn me fondet e saj

  • 5 years ago
#rtvora
Një vit pas rrëshqitjeve në rrugën e Kalasë së Lezhës, situata është kthyer në normalitet. Bashkia ndërhyri me fondet e saj për ti dhënë zgjidhje problematikës, pasi siç thotë kryebashkiaku Fran Frrokaj mbështetja e qeverisë mungoi.

Plot një vit pas shembjes së një muri, në rrugën që të çon në kalanë e Lezhës mund të lëvizet pa probleme.

Bashkia e Lezhës në mungesë të mbështetjes së qeverisë u detyrua ti japë zgjidhje me fondet e saj problematikës së krijuar nga rrëshqitja masive.

Fran Frrokaj, Kryetar i Bashkisë Lezhë: Ne u treguam të gatshëm, ndërhymë me fondet tona, megjithëse nuk është një punë e bashkisë, por është një zonë arkeologjike, e cila do të kishte ndërhyrjen e autoriteteve të ministrisë së Kulturës.

Rruga shtrihet në një zonë arkeologjike dhe për këtë fakt, duhet që ndërhyrja të kishte mbështetjen e ministrisë së Kulturës, Por kryebashkiaku Lezhës thotë se veç një leje verbalë, qeveria nuk dha asgjë.

Fran Frrokaj, Kryetar i Bashkisë Lezhë: Çuditërisht është interesante se këtu ne ndërtuam poshtë dhe nuk ndërhyri askush. Ndërsa e dimë problemin e sheshit që shkoi për bustin, por gjithsesi nuk dua të bëj paralelizma, kjo ishte një gjë e domosdoshme.

Muri në rrugën e kalasë së qytetit të Lezhës u shemb në muajin mars të të vitit 2018 ndërsa rrëshqitja rrezikoi disa banesa në zonë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/riparohet-rruga-e-kalase-lezhe-bashkia-nderhyn-me-fondet-e-saj
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended